Shqiptarët në Ohër po pakësohen-në klasën e parë regjistrohen vetëm 13 nxënës

Qyteti i Ohrit sivjet ka regjistruar numrin më të pakët të nxënësve në klasën e parë.Por, ky zvogëlim po rezulton i pakthyeshëm për nxënësit shqiptarë.Sipas të dhënave të marra në rrugë zyrtare në shkollën e vetme ku mësohet shqip në Ohër në vitin shkollor 2023/24 në klasën e parë janë regjistruar vetëm 13 nxënës.Paksimin e shqiptarëve në Ohër e nxorri në pahë edhe regjistrimi i fundit ku nga 3 mijë shqiptarë në regjistrimin e 2002 regjistrimi i 2021 regjistroi vetëm 1900 shqiptarë.Nëse vazhdon kjo tendencë qyteti i patriotëve të medhenj shqiptar Hamdi bej Ohrit dhe Dervish Himës apo i familjes Gropa që ka qeverisur me Ohrin në mesjetën e vonshme do mbesi pa shqiptarë.(Strugalajm)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...