Protokolli qeveritar në Shkup ka bë një skandal gjatë pritjes zyrtare të kryeministrit austriak, Sebastian Kurz në Maqedoni. Në vend të flamurit austriak, Kurz në Shkup është pritur me flamurin e Letonisë, shkruajnë mediumet maqedonase. Flamujt e dy vendeve janë të ngjashëm, dy pjesë të kuqe dhe në mes një pjesë e bardhë. Por te flamuri austriak pjesa e bardhë është me gjatësi të njëjtë si dy pjesët e kuqe, për dallim nga flamuri i Lituanisë, ku pjesa e bardhë në mes është më e ngushtë.
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)