Se sa fragjile është situata ekologjike në Strugë,dora vetë e vërtetoi komuna e Strugës e cila tha që “qytetari i papërgjegjshëm,me dy goma të lyera me benzin e ndozi deponinë ….”!!!!
Tre dit e tre net në Strugë nuk jetohet,nuk meret fryme për shkak të dy gomave me benzin të qytetarit të papërgjegjshëm?!?!
Skandaloze!!! Në çfar derexheje e paskemi sjell veten, që me dy goma…..!!!
Unë them ndryshe.
Jo,jo.Për këtë situatë nuk është fajtor “qytetari i papërgjegjshëm”edhe pse nuk e amnistoj nga përgjegjësia për këte,as po”dy gomat e lyera me benzin”, por fajtor janë të gjith ata që këti problemi ju qasen joseriozisht, duke e neglizhuar rrezikun që i kanoset strugës dhe qytetarëve të saj nga kjo.
Shtrohet pyetja: ç’ka fituan struganët nga ato 6.000.000 denar që i ndamë që kjo mos na ndodhe??? Asgjë. U mbytëm në tym këto tre dit, shtëpive tona nuk do u del aroma e tymit edhe një kohë të gjatë pas kësaj,Struga u kompromentua si destimin turistik këto tre ditë festash, e shumë e shumë efekte negative.
Të nderuar qytetar të Strugës!!!
Duke mos qenë indiferent me atë që ndodh me Strugën këto tre ditët e fundit,gjë për të cilën un kam fol 4 vitet e fundit ku kam mundur dhe sa kam mundur në të gjitha nivelet, dëshiroj të ritheksoj që si zhgjidhje për këtë situatë të vështirë ti potencoj këto tre zgjidhje, edhe atë:
1. Institucionale…. që do të thotē në radhë të parë komuna urgjentisht dhe seriozisht të angazhohet që ta ndërpres hedhjen dhe depozitimin e mbeturinave aty dhe ta konzervojë deponinë e eger të Strugës dhe mbetjet ti transportojë diku tjetër;
2 . Jashtinstitucionale…respektivisht Struganët në numër sa më të madh të dalin para komunës dhe të protestojne për zgjidhjen e këti problemi të organizuar në radhë të parë nga OJQ lokale;
3. Tē lejojme më tej të na përsëritet kjo situatë deri në eliminimin përfundimtar fizik tonin si struganë.
Hajdeni dhe zgjedhim…
Unë personalisht jam që përparësi ti jepet zgjidhjes institucionale dhe urgjente.
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)