Strugani zhduket gjatë mbledhjes së kërpudhave në Bërçevë

Një burrë nga Struga është zhdukur pasi para dy ditësh kishte shkuar për të mbledhur kërpudha drejt fshatit Bërçevë dhe nuk është kthyer në shtëpi. Zhdukjen e tij në SPB Struga e ka raportuar vëllai i tij pasi nuk kanë mundur të vendosin kontakt me të.

“Qendra Rajonale e QMK- Ohër informon se Stacioni Policor i Strugës ka njoftuar për një person të zhdukur nga Struga, konkretisht personi K.M. nga shtëpia e tij më 20.10.2024 është nisur drejt fshatit Bërçevë (Komuna e Strugës) për të mbledhur kërpudha, por deri në këtë moment nuk është kthyer dhe nuk kanë mundur të vendosin kontakt me të. Në stacionin policor të Strugës si të zhdukur e ka raportuar vëllai i tij, Lj.M.”, thuhet në njoftimin e QMK.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...