– Kryetari në largim i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është bërë gjysh. Lajmin e gëzueshëm për nipin Frashër e ka ndarë përmes rrejtit social Facebook.
“Jemi të bekuar dhe shumë të lumtur pas lajmit se vajza Besiana e solli në botë nipin tonë, Frashërin! Të dy janë mirë, ne na mbetet të gëzohemi për momentet e bukura” ka shkruar Xhaferi.