Të tri pikat kufitare drejt Greqisë sot të mbyllura për shkak të grevës
Komunikacioni në tri pikat kufitare drejt Greqisë prej sot është në ndërprerje 24-orëshe për shkak të grevës së doganierëve grekë. PK Mexhitlia është mbyllur prej mbrëmë në mesnatë, PK “Dojrani i Vjetër” nga ora 5, ndërsa PK “Bogorodicë” nga ora 7 e mëngjesit të sotëm. Siç kumtoi MPB, shërbimet policore kufitare greke kanë njoftuar se për shkak të grevës së paralajmëruar të punonjësve doganierë grekë gjatë ditës komunikacioni në pikat kufitare me këtë vend fqinj do të jetë në ndërprerje. Sipas njoftimit të marrë, nga pikat kufitare të palës greke, do të jetë në ndërprerje i gjithë komunikacioni për automjete udhëtarësh dhe transportuese, si dhe për autobusë, ndërsa do të lëshohen automjetet e udhëtarëve vetëm në raste të jashtëzakonshme, gjegjësisht raste urgjente.
Lideri i LR-PDSH, Ziadin Sela ka paralajmëruar se nëse në muajt e parë të qeverisjes nuk do të miratohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, atëherë kjo parti sipas gjitha...
Të martën javën e ardhshme pritet të vazhdojë pagesa e subvencioneve nga viti 2016. Të gjithë pengesat për realizimin e 25 milionë eurove të mbetura për 24.000 aplikuesit janë tejkaluar,...
28 punëtorë vitin e kaluar kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Kompetentët kërkojnë që kjo statistikë e zezë të jetë alarm se një pjesë e ligjeve nuk...
Ndërkohë që temperaturat gjatë kësaj vere do të jenë më të larta se zakonisht, sigurisht që zgjidhja më e mirë është plazhi. Dhe sigurisht që plazhet shqiptare kanë qenë të...
Një stuhi e fuqishme ka goditur Gjermaninë duke bllokuar qindra persona dhe lënë 2 të vdekur. Sot në mëngjes, shërbimi kombëtar i motit “DWD” njoftoi se stuhitë e fuqishme pritet...
Në Stacionin policor dje rreth orës 15 nga ekipio i Ndihmës së Shpejtë ishte lajmëriuar se në Kompleksin Shën Naum’’ka vdekur 66 vjecari shtetas i Holandës.Nga MPB informojnë se është...
SHEMBULL I RI, I ATDHETARIZMIT E QENDRESËS SË PAEPUR TË SHQIPTARËVE.. (Pak radhë, për librin e Saranda Isenit e Hysen Ibrahimit, “Dhoma 334”, kushtuar Dr.Ziadin Selës, “legjendës së gjallë të...