Të tri pikat kufitare drejt Greqisë sot të mbyllura për shkak të grevës
Komunikacioni në tri pikat kufitare drejt Greqisë prej sot është në ndërprerje 24-orëshe për shkak të grevës së doganierëve grekë. PK Mexhitlia është mbyllur prej mbrëmë në mesnatë, PK “Dojrani i Vjetër” nga ora 5, ndërsa PK “Bogorodicë” nga ora 7 e mëngjesit të sotëm. Siç kumtoi MPB, shërbimet policore kufitare greke kanë njoftuar se për shkak të grevës së paralajmëruar të punonjësve doganierë grekë gjatë ditës komunikacioni në pikat kufitare me këtë vend fqinj do të jetë në ndërprerje. Sipas njoftimit të marrë, nga pikat kufitare të palës greke, do të jetë në ndërprerje i gjithë komunikacioni për automjete udhëtarësh dhe transportuese, si dhe për autobusë, ndërsa do të lëshohen automjetet e udhëtarëve vetëm në raste të jashtëzakonshme, gjegjësisht raste urgjente.
Armando Duka nuk ka mundur të zgjidhet në postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Uefas. Në votimin e zhvilluar gjatë kongresit që po mbahet në Helsinki, Kreu i Federatës...
Numri i udhëtarëve që i kanë shfrytëzuar dy aeroportet e vendit në dy muajt e parë të këtij viti është rritur për 9% Të dhënat nga TAV Maqedonia, që menaxhon...
Deputetët e LSDM dhe koalicionit në mënyrë demonstrative kanë lëshuar mbledhjen për shkak të uzurpimit të Parlamentit nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE. Në mbledhje mbetën lideri i LSDM-së Zoran...
Granit Xhaka është futbollist më i shtrenjtë në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll. Ai kushton 38 milionë franga, ndërsa Xherdan Shaqiri pozicionohet në vendin e katërt, me 18 milionë franga....
Matja e cilësisë së universiteteve në atë që zyrtarisht njihet si ranglista e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Maqedoni, tregon ulje-ngjitje të shpeshta të universiteteve në shkallaren me të...
Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, nëse do të donte të hidhte një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. 55 vjeçari me profesion ekonomist,...
Kampioni i Kosovës në 2016, Flamur Grabovci, ka fituar të artën në kategorinë plus 80 kilogram në garat e bodybuildingut zviceran “Swiss Class“ të mbajtur në Estavayer. Në këtë garë...