Kohët e fundit, banorët e një fshatin në Tanzani, Afrikë, morën një kontribut për ndërtimin e një pusi për ujë të pijshëm të pastër. Por asgjë nuk do të kishte qenë e pazakontë, nëse nuk dihej se ky aktivitet human u financua nga një vajzë e re nga Podgorca e Strugës transmeton Strugalajm.com.Ideja ka lindur nga një bisedë e thjeshtë me mikeshën e saj që jeton me familjen e saj në Zvicër,e cila për shumë vite mbështetet ndërtimin e puseve në Afrikë tregon Edita Xhemailoska donatorja e ndërtimit të pusit.Ajo thekson se u përcaktua për këtë hap pasi u njoftua me mungesën e theksuar të ujit atje.Tashmë Edita është në angazhim edhe për ndërtimin edhe të një pusi tjetër për të cilin pret kontribut edhe të donatorëvr të tjerë.(Strugalajm.com)
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)