Vandalizëm në pishinën e Strugës:I thyen xhamin e derës me gurë

Një ditë para hapjes zyrtare të pishinës së brendshme të rikonstruktuar në Strugë, autorë të panjohur kanë thyer xhamat e objektit me gurë . Një kalimtar ka denoncuar në polici mbrëmë rreth orës 19:30. Nga SPB- Ohër thotë se menjëherë kanë dalë në terren, dhe nga kontrolli kanë konstatuar se ka dëmtime në njërin nga xhamat dhe derën e përparme. Struganët janë të indinjuar nga ky lloj vandalizmi, sepse pas 20 vitesh më në fund morën një pishinë moderne dhe funksionale. Ata kërkojnë gjetjen e autorëve dhe apelojnë për të mbrojtur të mirën e përbashkët.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...