Gjithnjë e më pak qytetarë të Maqedonisë kanë mundësi të shkojnë në pushime. Vetëm 25 % e qytetarëve kanë qenë në pushime verore ose dimërore, derisa pjesa dërmuese e qytetarëve kanë mbetur në shtëpi, njofton Gazeta Koha duke u bazuar në të dhënat e hulumtimit “Udhëtimet e banorëve të vendit 2016”, e realizuar nga Enti shtetëror për statistikë. Numrat e publikuar në hulumtim tregojnë se gati 75% e qytetarëve nuk kanë qenë në pushim, derisa 25.4% kanë udhëtuar diku nëpër Maqedoni apo jashtë vendit. Në analizën e Entit shtetëror për statistikë nënvizohet se pjesa më e madhe e qytetarëve që kanë qenë në pushime kanë dalë jashtë shteti. Në fakt, 61% kanë qenë në Greqi, pastaj Mal të zi dhe Shqipëri. Thuajse 30% kanë pushuar në Maqedoni, ndërsa 9.18 % e popullatës kanë qenë në pushime edhe brenda edhe jashtë vendit. Megjithatë, pjesa më e madhe e qytetarëve që kanë qenë në pushim, pushimi u ka zgjatur shtatë ditë apo 14 ditë.
Loading...
loading...
Related Articles
-
-
E kujt do të jetë Turqia?
May 10, 2023 -
-
Foto Lajm:Strugani lahet në liqen, nuk e tremb dëbora!!!
February 27, 2018
Lajmet e fundit
Rrëfimi prekës i bariut që e pret iftarin dhe syfyrin me delet e tij (FOTO)
Lumin Maldir, bari në provincën Kirklareli të Turqisë, i cili prej më shumë se gjysmë shekulli kujdeset për bagëtinë, kalon ditët gjatë muajit të Ramazanit, duke bërë iftarin dhe syfyrin...
Read More
65 me 35 e ndajnë pushtetin BDI dhe Aleanca!
Sipas marrëveshjes për koalicionin qeveritar, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët ndajnë drejtoritë 65 me 35 për qind, që Aleanca për Shqiptarët ka marë më shumë se sa i takon në bazë...
Read More
Zëvendës-ministrat e BDI-së dhe Aleancës (Emrat dhe Fotot)
Në opinion po qarkullojnë emrat e kandidatëve më serioz për zëvendës ministra shqiptarë në qeverinë e Zaevit, nga radhët e BDI-së dhe Aleancës, transmeton Gazeta Lajm.Si emra më të sigurt...
Read More
Çmimi minimal i grurit të jetë 12 denarë
Çmimi minimal mbrojtës i grurit të jetë 12 denarë për një kilogram, blerja intervente të fillojë prej më një korrik kur në vijim është korja dhe kur fillon blerja, ndërsa...
Read More
10 alfabetet e gjuhës shqipe
Gjuha shqipe është dokumentuar shumë vonë. Të parën kemi Formulën e Pagëzimit, që daton në vitin 1462 dhe vepra më madhore është “Meshari” i Gjon Buzukut, që daton në vitin...
Read More
Sot protestohet në Strugë
Sot do të protestohet në qytetin e Strugës, kundër një deponie që prej vitesh përdoret për grumbullimin e mbeturinave. Qytetarët kanë njoftuar se kanë dërguar një kërkesë te kryeministri Zoran...
Read More
Me nusen fliste me “google translate”, dëbohet shqiptari nga Zvicra
Kosovari, sot 31 vjeçar, kishte ardhur dy herë ilegalisht në Zvicër dhe të dy herët ishte përzënë për në Kosovë. Herën e tretë ai e mendoi një zgjidhje më të...
Read More
Loading...
loading...