Dy persona vdiqën brenda një ore pasi u aksidentuan në kantonin Appenzell Innerrhoden në Zvicër.
Ngjarja tragjike ndodhi të hënën rreth orës 12:00, në shtegun e njohur të ecjes në Ascher që shkon në drejtim të lokalitetit Chobel.
Viktimë ishte një grua 66 vjeçare nga Gjermania, e cila ishte nisur me burrin e saj.
![](https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/07/Aksidenti-Zvicer.jpg)
Ajo në rrethana të paqarta ra nga një lartësi prej 80 metrash, shkruan Blick.ch përcjell Klankosova.tv
Në një njëjtin vend, u aksidentua për vdekje edhe një burrë 58 vjeçar nga kantoni i Bernit.
Shtegu i ecjes midis vendeve Äscher dhe Seealpsee është shënuar si një shteg ecjeje malore, me shenja të vendosura që paralajmërojnë rrezikun.
![](https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/07/Zvicer-3.jpg)
Por, sipas zëdhënësit të policisë së Appenzell Roland Koster, shpesh nënvlerësohet.
Aktualisht ende po hetohen shkaqet e aksidentit.