Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Kandidati i parë italo-shqiptar për deputet në Parlamentin Evropian, Muharrem Salihu, vazhdon fushatën e tij në Italinë veri-lindore, ku dje u takua me komunitetin shqiptar në Padova dhe Abano Terme...
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari thotë se qeverisja e ardhshme do të bazohet në dije dhe meritokraci. “Po vjen koha e profesionistëve! Po vjen koha që të respektohet...
Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për trupin tonë të ecim për ca kohë në...
Në edicionin e parë të listës së të pasurve “40 Under 40” nga “The Sunday Times”, emrat e famshëm si Harry Styles dhe Dua Lipa dalin në krye. Ed Sheeran,...
Gazetar: Miki Trajkovski Nxënësit shqiptarë nga Ohri, të cilët mbarojnë arsimin fillor, nuk kanë ku të vazhdojnë arsimin e mesëm në gjuhën e tyre amtare. Asnjë nga shkollat e mesme...
Edhe pse ministri dhe zëvendësministri shqiptar nga radhët e BDI-së Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka injoruar terësisht dy universitete shqiptare Universitetin e Tetovës dhe Universitein ‘’Nëna Tereza’’, duke mos...
"Kosova nuk ishte në agjendën e Këshillit të Europës, por Bujar Osmani si Ministëri Kosovës ishte aty për të lobuar". Profesoresha universitare Mirjana Najçevska, e njohur për qëndrimet albanofobe, ka...