Aksident tragjik / Ndërron jetë i riu shqiptar në Amerikë

Një mërgimtar shqiptar në SHBA ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e një aksidenti me motor.

“Me dhimbje mora lajmin se mbrëmë në një ndeshje me motor ndëroi jetë nipi im i dashur Idriz Shehu në moshën 18 vjeçare Nju Xhersi – SHBA.
Zoti Xhenetin në pastërtinë e shpirtit të tij të pastërt … prindërve Sabrin… pusho në Xhenetin e bukur nipçe.
O Zoti ynë i Madhërishëm… o krijuesi ynë mos sprovo asnjë baba apo nënë me dhimbje të tilla… fëmija asht amanet i dhuruar nga ju o Zot… fēmijët tanë duhet neve të na varrosin dhe jo ne ata…
Zoti ynë as kujtë mos i jep dhimbje dhe Sprova të tilla…”, shkruan daja i tij, historiani i njohur nga Maqedonia, Eugen Shehu.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...