Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kombëtarja tani më ka një këngë e cila titullohet “Albania” e cila është edhe kënga zyrtare e Kombëtares në finalet e Euro 2024, përcjell TV21.
FSHF-ja ka bërë të ditur se kjo këngë është realizuar në bashkëpunim më këngëtarin Capital T dhe shtoi se ky bashkëpunim përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit që i karakterizojnë të gjithë shqiptarët.
“FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T. Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë” thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Tutje thuhet se kjo këngë do t’i udhëheqë kuqezinjtë në çdo moment përgjatë aventurës në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024
“Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024″”, thuhet tutje në njoftimin e FSHF-së..