Artistet me origjinë shqiptare kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Madje ato kanë bërë edhe histori, duke u renditur në listat e këngëtareve më të dëgjuara të viteve të fundit.
Së fundmi Spotify ka bërë publike listën me emrat e 10 artisteve femra më të klikuara dhe në mesin e tyre janë renditur dhe dy artistet shqiptare, Dua Lipa e Ava Max.
Dua Lipa ka arritur të renditet në vendin e tretë, me gjithsej 14 milionë dëgjime, duke lënë pas emra të njohur si Ariana Grande, Beyonce, Lady Gaga, Nicki Minaj dhe Rihannën. Ndërsa Ava Max është pozicionuar në vendin e fundit, duke arritur më shumë se 6 milion dëgjime.
Kujtojmë që Dua Lipa pak ditë më parë solli projektin më të fundit të titulluar “Un Dia” në bashkëpunim me J Balvin dhe Bad Bunny, ndërsa Ava Max lançoi “Who’s Laughing Now”. Ndërkohë, Ava ka bërë gjithashtu me dije se do të publikojë dhe albumin “Heaven & Hell” në 18 shtator.