Kandidati për kryetar komune z.Ramiz Merko sot realizoi disa takime të rëndësishme me bizneset e suksesshme në lokalitetin e Fierishtës dhe Fërngovës së Strugës edhe atë vizitoi ndërmarrjet “UNIVERS” dhe “SEFA FARM“.
Në takim u premtua se asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja për bizneset e vogla dhe të mesme, por mbi të gjitha u prezantua programi për mbështetje të biznesit të vogël dhe lehtësimeve administrative të cilat do të ofrohen për bizneset në qeverisjen e ardhshme.
Ne do jemi ndryshme në të bërit biznes, do krijojm klim më të mirë biznesore pa kërcënime dhe shantazhe.