Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 4.445 testime ndërsa janë regjistruar 1.511 raste të reja me kovid-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 pacientë.
32 persona kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi, përcjell SHENJA.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 130.022 raste me koronavirus, 106,979 të shëruar. Numri i personave të vdekur është 3.781.
Për momentin numri i rasteve aktive është 19.262.