Deri te Strugalajm.com nga qytetar të Llabunishtit është përcjellur shqetésimin se caktimi në pozicionin e drejtoreshës së Ndërmarrjes Publike Higjiena e Dobrinka Gjorxheskës është një vendim që injoron brumin shqiptar të këtij lokalitet.Burim Demiri me origjinë nga Llabunishti i cili transmeton këtë shqetësim deri te Strugalajm potencon se vendimi i Ramiz Merkos që në këtë pozicion të caktojë një person që vjen nga komuniteti pakicë në Llabunishtë flet vet për qasjen dhe qeverisjen që ai ofron për shqiptarët e Llabunishtit.”Ne si qytetarë që kemi rrënjën nga Llabunishti ky vendim na kujton kohën e sistemit të kaluar kur shqiptarët e Llabunishtit luftoheshin vetëm pse ndiheshin shqiptar”përfundon Demiri.(Strugalajm.com)
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)