Është shumë e rrezikshme të jesh i drejtë kur qeverisesh nga njerëz të padrejtë

Të t’kuptuarit dhe të t’vepruarit në politikë

Shpendim Oxha

Shoqëria jonë do të kishte një faqe tjetër të evaluimit krejt ndryshe nga kjo e sotmja, në rastë se shoqëria jonë do të ishte më seriozë dhe të hulumtonte punët pak më thellë dhe papërgjykim. Mjerishtë, shoqëria jonë (ne shqiptarët) është/jemi superficialë, pra jemi njerëz që shohim vetëm cipën (INTERESIN, PJESËN MATERIALE, PJESËN ANTIVLERË), pra pjesën sipërfaqësore(sot për nesër) dhe nuk bëjmë hulumtimet në çështjen e mos zhvillimit POLITIK,ARSIMOR, EKONOMIK, pra këtu lind edhe problemi i të kuptuarit dhe të vepruarit- PËRSE:
-Luftuam;StrugaLajm

  • Gjith këta dëshmor;
  • Gjith kjo skamje ekonomike;
  • Emigrim;
  • Korrupsion;
  • Varësi
  • Antivlerë

Pikërisht mbi këto probleme shoqërore të kuptueshmërisë të termit politike, Loku ( kryevepra e tij “Second Treatise of civil government”) niset nga një gjendje natyrore, ku të cilën e definon si një situatë kur nuk ekziston e mira e shoqërisë, sepse është kapluar nga njerëzit e këqinjë- në këtë rastë njerëz të këqinj(Sipas Lokut) janë ata të ANTIVLERËS, pra këtu besohet se sundimi i të mirës është në nivelë të ulët. Vetë politika e Lokut bazohet mbi kuptueshmërin e filozofisë së Aristotelit i cili theksonte se njerëzit e ditur duhet ta “udhëheqin” shoqërinë, pra ai mendonte se në foltoren e sundimit duhet të ulen vetëm njerëzit e ditur për të udhëhequr. Pra, n’rastë se vërtetë duhet të kemi një shoqëri të udhës së Lokut padyshim që duhet të udhëhiqemi nga thënia e Aristotelit, ku Meritokracia të ketë mundësi në veprimet e saja për të mirën e shoqërisë dhe të këtij vendi. Të t’kuptuarit dhe t’vepruarit e një shoqërie ngrihen mbi bazat e edukimit dhe arsimit (siç thonë Rilindasit), Në Maqedoni e veriut ky kontekst ka marrur kuptimin e kundërt. Këtu veprimi shoqëror ngrihet mbi bazat e politikës, ku politika si kuptim merr konotacion të pa definuar dhe përdoret mbi bazat e veprimit individual dhe jo kolektivë, mbi bazat e anarkisë shoqërore, mbi
bazat e neopotizmit, mbi bazat e antagonizmit, mbi bazat e nihilizmit.. Kuptimi i termit të politikës në forma të interesit e zbehë ose e zhvesh atë dhe nga përgjegjësit e veprimit si një art i të mirës së qytetarit, si nje veprimtarie kolektive. Padyshim që shoqëritë e ngritura politikën e kuptojnë si një retorikë me përgjegjësi. Këtë e argumentonte dhe Sokrati, i cili kur e pyeti Grogiusin (nxënësin e tij) se a është mjeksia retorikë, po tha Grogiusi, por ka përgjegjësi, po politika, është vetëm retorikë u përgjigjën Grogiusi, po përgjegjësi mbi ndërtimin shoqërorë ae mban termi politikë ia ktheu Sokrati. Po iu përgjigj Grogiusi. Prandaj, dhe shoqëritë e ngritura e të zhvilluara politikën e kuptojnë si një përgjegjësi për ngritjen e tyre dhe asesi një gërshetim për interesa individuale. Politizimi i skajshëm shoqëror padyshim që e çonë shoqërin tonë drejtë një gremine të pafundme dhe drejt një regresi të madhë dhe pa vlera. Ky politizimi skajmor detyron shoqërinë respektivishtë rininë tonë nmasë tmadhe drejt shoqërive më të zhvilluar, drejt shoqërive që arsimin e shohin si një shtyllë të zhvillimit shoqërore. Është shumë e rrezikshme të jesh i drejtë kur qeverisesh nga njerëz të padrejtë, është shumë evështirë të kesh një shoqëri të ngritur kur ti udhëhiqesh nga gjysëm të shkolluar, nga njerëz recidivistë, të epshëm për pushtet dhe për prodhim të antivlerës, prandaj, dhe përgjegjësia e kardinalëve shqiptar është e verbër dhe antagoniste.

Marr nga Facebook – titulli është i redaksisë së Strugalajm.com

In : Aktuale

Loading...
loading...