Pas valëve të të nxehtit shirat dhe stuhitë goditën dhe dëmtuan zona të ndryshme të Cuneos në Itali.
Veriu i Italisë ndodhet në mes të një vale moti të keq.
Në orët e fundit, Piemtonte është përballur me një stuhi të dhunshme breshëri. Foto e postuara në rrjetet sociale tregojnë kokrrat e breshërit me diametër gati 10 centimetra në Saluzzo dhe në zonën e Cuneos.
Në disa zona ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave të emergjencës. Breshëri i fuqishëm ka shkaktuar dëme të llojeve të ndryshme në makina dhe banesa.
Në orët e mëparshme, ARPA kishte lëshuar një alarm të verdhë për mot të keq dhe reshje intensive në të gjithë Piemonten, me përjashtim të zonave të Piemontes juglindore.
![](https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2022/07/3-16.jpg)
![](https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2022/07/2-35.jpg)
![](https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2022/07/1-123.png)