Nëse në një kompani në Maqedoni keni punuar së paku gjashtë muaj gjatë vitit, punëdhënësi është i obliguar që tju paguaj regresin apo K-15 për pushim vjetor.
Nëse këtë nuk e bën, ai do gjobitet, deri që mund të shkoj në burg, shkruajnë portalet maqedonase. K-15 edhe këtë vit i takon të punësuarve në sektorin privat, derisa të punësuarit në sektorin publik akoma nuk kanë të drejtën, për shkak se i njejti nuk është pjesë e marrëveshjes kolektive të vitit 2010. Shuma e K-15 varet nga rroga mesatare dhe rroga bruto e të punësuarit. Sasia minimale pritet të jetë së paku 40% nga shuma e rrogës neto mesatare dhe ajo maksimale deri në 40% të sasisë së rrogës bruto mesatare. Paratë duhet që të hyjnë në llogarinë tuaj deri më 31 dhjetor 2018, dhe vlerat pritet të jenë nga 9.685 denarë deri në 14.225 denarë.