Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
220 punëtorë të kompanisë Lear në zonën industriale në Tetovë natën e kaluar janë pranuar në spitalin e Tetovës dhe Gostivarit pasi janë helmuar me gjasë nga ushqimi. Sipas informacioneve...
Rreth 400 persona janë helmuar mbrëmë në fabriken për prodhimin e pjesëve automobilistike Lear në Tetovë, njoftojnë per Gazetën Lajm burime nga spitali në Tetovë. Sipas gjitha gjasave helmimi ka...
Vendosja e tabelës në dy gjuhë: maqedonisht dhe shqip në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Ohër ka ngjallur reagime të tmerrshme fyese kundër drejtorit shqiptar Samet Rizvani. Tabela...
Artin Spahiu Fatkeqësi është kur në një shoqëri njerëz jo të zakonshëm , ose më mirë të themi elita – qofshin edhe të rejshme , jetojnë me mosbesimin dhe pasigurinë...