Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Kompetencat e ministrive, kryesisht atyre të udhëhequra nga kuadro shqiptare në vazhdimësi janë reduktuar gjatë dekadës së fundit duke u krijuar institucione paralele si organe të pavarura të Qeverisë. Kështu,...
Tashmë dihet se shqiptarët në Amerikë e bëjnë më së miri kur është fjala për mbrëmje dhe koncerte, por edhe fitimi i artistëve është i mirë. Kjo shihet edhe në...
Argëtim i madh për fëmijë "Apriliada 2017-Shkupi qesh" me rastin e 1 Prillit - Ditës së gënjeshtrës sot në orën 11:00 do të mbahet në sheshin "Maqedonia" për fëmijët nga...
Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korupsion në bashkëpunim me sektorin për hetime të krimit në MPB sot ka asgjësuar një grup kriminelësh të cilët kohë më parë mereshin...
Magazinues, shitës, instalues të rrymës, murator, pastrues, ekonomist, kimist- janë profesionet që më së shumti kërkohen nga punëdhënësit të cilët vazhdimisht publikojnë shpallje për pranimin e punëtorëve të rinj, shkruan...
Luan Kadriu dhe Llokman Sadiku, që të dy nga fshati Sllupçan i Likovës, janë dy të rinjtë që sot pasdite kanë hequr flamurin shtetëror të Maqedonisë ndërsa kanë vënë flamurin...