Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Është publikuar në limitet e fundit të afatit kohor Konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme komunale dhe shtetërore të Maqedonisë. Sipas Ligjit për arsim të mesëm, Ministria...
Foleja Kombetare Shqiptare me seli ne Durres, ne bashkepunim me Bashkine e Krujes, Lezhes dhe Shkodres me date 22, 23 dhe 24 Prill 2017 shenon 550 vjetorin e betejes se...
Abdulla Mehmeti Vërtet, pse nuk bëhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, mbasi me kaq ngulm po e kërkojnë disa politikanë dhe mediume joshqiptare gjatë ditëve të fundit? Përgjigjja e saktë...
Erona Hogjaj është pa dyshim një nga shqiptaret më të bukura në diasporë, shkruan KJ. Finalistja e Miss Zvicra në Frankofoni së fundmi ka realizuar një set fotosh, në të...
Federalizim nuk do të ketë! Do të ketë konfiskim të pronave?! Hulumtimi i SCOOP-it tregoi se vetëm një politikani, një drejtori të një institucioni shtetëror dhe një kryetari të komunës...
Nga Xhejms FLIN George Orwelli mendonte se një shteti manipulues do i duhej që të rishkruante historinë. Gabohej. Nëse njerëzit nuk e njohin historinë, ata janë tashmë mendjerobëruar. Kur kohët...
Përmbaruesit ende fitojnë gjësende që me vite janë ruajtur në gjykatë dhe për të cilat huamarrësit nuk kanë ditur, apo kanë refuzuar që t’i paguajnë të njëjtat, shkruan gazeta KOHA....