Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Ndërron jetë kantautori i njohur Françes Radi. Prej disa ditësh ai ishte i shtruar në spital si pasojë e një hemorragjie cerebrale. Françesk Radi gjendej në spital prej një jave....
Në të gjithë botën më shumë se 1 miliardë myslimanë me datën 27 maj do të nisin edhe agjërimin për muajin e shenjtë të Ramazanit. Sipas kalendarit mysliman muaji i...
Karburantet dizel prej sonte në mesnatë lirohen për 1,5 denarë për një litër, ndërsa çmimi i benzinave mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin u...
1.Kur bridhnim në biçikletë nuk mbanim kokore. 2.Pinim ujë nga tubi i çezmës, dhe jo nga shishja me ujë mineral. 3.Kalonim orë të tëra duke ndërtuar karroca me kuzhineta dhe...
Guevistet shpallen nje Manifest- pshurrifest, sipas të cilit pshurrifesti do ti zgjidhka problemet e shqiptarëve në fyromistan. A nuk e din valle ky grupim morrash se neper trojet shqiptare kane...
Betime Ademi është paisur me diplomën e gjyqtares së futbollit në Ligën e Parë Betime Ademi me sukses kaloi testin praktik si gjyqtare, tash referon edhe në Ligën e Parë...
Është një histori e jashtëzakonshme e një djali që lindi në Zëmblak të Korçës në vitin 1769. Familja e tij u shpërngul hershëm në Kavalla të Greqisë, qytet i ndërtuar...