Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Nga Armand DUKA Kualifikimi i Shqipërisë në EURO 2016 ishte një arritje historike, jo vetëm për futbollin, por për të gjithë shqiptarët. Entuziazmi dhe sjellja e tifozëve shqiptarë në Francë...
Vizat amerikane për shtetasit e Maqedonisë mbeten në fuqi, thonë për Gazetën Lajm nga ambasada amerikane në Shkup, duke demantuar informacionin e paraqitur në mediumet elektronike sipas të cilit presidenti...
Lëvizja BESA ka zhvilluar takime intensive në Manastir dhe Dollnen. Përfaqësuesi i kësaj partie, Arben Labënishti ka takuar banorët e këtyre vendbanimeve, duke premtuar se shpresa e vetme për shqiptarët...
Nga Xheladin MURATI Mësimi është proces dhe ka përmbajtje e synime. Ai duhet të organizohet dhe të udhëhiqet. Mësimi ka nevojë të diferencohet. Mësimdhënia është faktori praktik që sjell deri...
Arben Taravari Kjo puna e formimit të qeverisë, kur si dhe pse, është kthyer në serial maratonik. Të gjithë janë kundër të gjithëve! Thënie e kundërthënie! Statuse e shkrime! Krushqi...
Fatos Lubonja ka kërkuar sot largimin e Edi Ramës nga politika, jo vetëm për gabimet që ai ka bërë, jo vetëm për vendimet që ka marrë, jo për dëmet që...
Ditën e diel në qytetin e bukur të Ulqinit, u zhvillua Turneu i -XVI- Ndërkombëtar në Karate “ULQINI OPEN 2017”, të organizuar me shumë sukses nga K.K “Ulqini”. Në këtë...