Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Prej më shumë se një muaj pothuajse çdo javë raportohet se ka djegie të kallamishteve në pjesë të ndryshme të liqenit, gjë që ka ngjallur shqetësim te adhuruesit e natyrës...
Anëtari i Bordit Drejtues të LSDM-së, Edmond Ademi ka qenë i ftuar në edicionin e tretë të emisionit “Fol Tash” në Tv Koha ku ka folur për çështjet aktuale politike...
Aleanca për Shqiptarët ishte një koalicion që u krijua për pjesëmarrje në zgjedhjet e vitit 2016, dhe si e tillë do të mbetet. Kështu deklaroi kryetari i Partisë UNITETI Gëzim...
Republika e Turqisë dhe populli i saj janë aleatë të natyrshëm të kombit shqiptar, jo për shkak të fesë, por për shkak të traditës së gjatë të bashkëjetesës, bashkëpunimit mes...
Përfaqësuesit e BE paralajmërojnë me të drejtë se hezitimi i presidentit Ivanov për të njohur zgjedhjet dhe shumicën parlamentare është lojë me zjarrin në Maqedoni, shkruan Der Standard. Këto ditë...
-Pjesa e pare - Me sa jam duke i percjell rrjedhat ne Maqedoni ,sidomos per zhvillimet e fundit ne parlament ,kjo pozite absurde e Maqedonise ,artificialisht e krijuar nga banda...
Rilind Dauti Si entuziast i automobilizmit, shpesh lexoj dhe shikoj materiale të kësaj fushe. Një ditë te ueb faqja e revistës britanike për automobilizëm “Autocar”, gjeta të dhëna për veturat...