Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Në qytetin e Thurgauerit, Arbon, ekziston një taksit racist Martin E.* (55) i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar se në veturën e tij nuk dëshiron më...
Ndihma në drejtim të institucioneve të shëndetësisë në Strugë,vazhdon nga qytetarët si dhe nga mërgimtarët.Së fundi një kontigjentë ndihme në drejtim të Spitalit të Nefrologjisë ka ardhur nga Zvicra me...
Për maqedonasit – zgjedhjet e parakohshme të reja parlamentare derisa për shqiptarët – shumica parlamentare aktuale sjell zgjidhjen e krizës politike në vend. Kështu tregon anketa më e re e...
Drejtoria e të Ardhurave Publike në Maqedoni ka caktuar ankand publik më 12 prill ku do të shiten gjësende të konfiskuara nga persona fizikë dhe juridikë që nuk kanë shlyer...
Armando Duka nuk ka mundur të zgjidhet në postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Uefas. Në votimin e zhvilluar gjatë kongresit që po mbahet në Helsinki, Kreu i Federatës...
Numri i udhëtarëve që i kanë shfrytëzuar dy aeroportet e vendit në dy muajt e parë të këtij viti është rritur për 9% Të dhënat nga TAV Maqedonia, që menaxhon...
Deputetët e LSDM dhe koalicionit në mënyrë demonstrative kanë lëshuar mbledhjen për shkak të uzurpimit të Parlamentit nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE. Në mbledhje mbetën lideri i LSDM-së Zoran...