Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Granit Xhaka është futbollist më i shtrenjtë në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll. Ai kushton 38 milionë franga, ndërsa Xherdan Shaqiri pozicionohet në vendin e katërt, me 18 milionë franga....
Matja e cilësisë së universiteteve në atë që zyrtarisht njihet si ranglista e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Maqedoni, tregon ulje-ngjitje të shpeshta të universiteteve në shkallaren me të...
Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, nëse do të donte të hidhte një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. 55 vjeçari me profesion ekonomist,...
Kampioni i Kosovës në 2016, Flamur Grabovci, ka fituar të artën në kategorinë plus 80 kilogram në garat e bodybuildingut zviceran “Swiss Class“ të mbajtur në Estavayer. Në këtë garë...
Gjykata e Londrës dënoi pak ditë më parë me më shumë se 40 vite burg një grup shqiptarësh për trafik të lëndëve narkotike. Vendimi u dha pasi u vërtetua se...
Familja Sylmetaj nga fshati Lubizhda e Hasit nuk e ka kaluar në mënyrën më të mirë këtë vikend. Në orët e mbrëmjes të së dieles, në këtë familje ka plasur...
Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e fundit të radhës ka marr vendim që Spitalit të Strugës t’i ndaj dy makina, njëra makinë e përshtatur për transportin e medikamenteve,ndërsa makina tjetër...