Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Në Manastir do të hapen paralele në dy gjuhë në dy shkolla të mesme. Sipas konkursit më të ri të Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2017/2018, 102 nxënës do...
Dy persona e humbën jetën në fatkeqësi komunikacioni gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Nga gjithsej 13 aksidentet që kanë ndodhur dje, dy persona janë lënduar rëndë, shtatë persona...
A e kishit menduar ndonjëherë se duke pastruar dyllin e veshëve bëni gabimin më të madh? Kështu thotë një mjek i American Academy of Otolaryngology. Sipas tij, dylli i veshit...
Teknologjia tek zhvillimi i një fëmije çdo ditë e më shumë po ndikon negativisht, tregojnë hulumtimet e fundit të Institutit kanadez të Pediatrisë dhe Akademisë Amerikane të Pediatrisë, ndërsa të...
Në vendin e ashtuquajtur Maqedoni aktualisht mbretëron situate e brishtë politike si pasojë e ngërçit politik dhe refuzimit të mandatit për liderin e opozitës Zoran Zaev ,nga ana e...
Më 30 mars të vitit 1867, me një nënshkrim dhe një “grusht” dollarë, Cari Aleksandri II u dha Shteteve të Bashkuara territorin e Alaskës. “Pazari” në atë kohë u bë...
Nga gjithsej 17 banka komerciale që funksionojnë në Maqedoni, vetëm “Prokredit Bank” dhe “Halk Bank” në ueb faqen e tyre kanë informata edhe në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa më madhe...