Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Policia kufitare në pikën e kalimit të Qafë Thanës ka sekuestruar pasditen e kësaj të enjteje një sasi lënde narkotike të llojit kanabis, si dhe ka arrestuar një shtetase bullgare...
Shumica e ushtarëve që kanë penguar bashkëshortin e një deputetes së VMRO-DPMNE-së të futet në kazemërn e Kumanovës me veturën e “stolisur” me simbole nacionaliste, kanë qenë shqiptarë, raporton Iportal,...
Policia e Strugës informon se një 23 vjecar nga qyteti i Strugës ka fituar padi penale sepse dyshohet se ka kryer veprën penale’’Prodhim të paautorizuar dhe tregtim të drograve’’.I dyshuari...
Komuna e Strugës në një reagim deri te Strugalajm.com pas zhvillimet të sotshme në Këshillin komunal të Strugës sjelljen e kreut të Këshillit Avdulla Qazimoski e ka kualifikuar si...
Seanca e peshëdhjetë e pesë e Këshillit Komunal të Strugës edhe pse ishte caktuar nga administrata Komunale nuk u zhvillua sepse kreu i Këshillit, Avdulla Qazimoski nuk pranoi ta drejtojë...