Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Faleminderim per Keshillin Vendor te BDI-se ne fshatin tim Livadhi per propozimin e emrit tim per kandidat per Kryetar Komune te Struges. Angazhimi dhe kontributi im eshte ne jeten akademike...
Qytetarë të Strugës deri te pushteti vendor kanë ngritur shqetësimin rreth izolimit me llamarina të hamamit të qytetit të Strugës. Kryetari i Komunës së Strugës, Mustafa Zabzuni, në lidhje me...
Këshilli Vendor i BDI-së në Frëngovë sonte ka zhvilluar takimin e radhës ku ka diskutuar në lidhje me propozimet partiake për kandidatët për kryetar të kësaj partie për Komunën e...
Forumi Rinor i BDI-së në Strugë në takimin që ka zhvilluar sot ka proceduar me propozimin e kandidaturave që këtë parti do e përfaqësojnë në garën për kreun e Komunës...
Këshilli Vendor i BDI-së në Tatesh të Epërm ka zhvilluar sonte takim ku ka caktuar kandidaturat për bartës liste, si dhe për kryetar Komune të Strugës.Sic informon Mizakip Tela...
Edhe Këshilli Vendor i BDI-së në Dollogozhdë ka zhvilluar sot takim ku ka caktuar kandidaturat për bartës liste, si dhe për kryetar Komune të Strugës.Sic informon Faton Pollozhani kryetar i...
Këshilli Vendor i BDI-së në Veleshtë sot ka zhvilluar takimin e radhës ku ka diskutuar në lidhje me propozimet partiake për kandidatët për kryetar të kësaj partie për Komunën e...