Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Një kamion ka hyrë mes turmës së njerëzve në Stokholm, kryeqytetin e Suedisë duke plagosur disa persona, ka thënë policia suedeze. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të mesditës. "Pashë...
Persona të panjohur të cilët rrejshëm janë prezantuar si policë dje në Ohër kanë arritur të mashtrojnë tre shtetas të Shqipërisë dhe prej tyre të vjedhin dy çanta në të...
Këshilli Vendor i BDI-së në Ladorisht ka zhvilluar takimin e radhës ku ka diskutuar në lidhje me propozimet partiake për kandidatët për kryetar të kësaj partie për Komunën e Strugës...
Në garën për kryetar të Këshillit komunal të Odës së Mjekëve për qytetin e Strugës,Dr.Muhamed Asani është zgjedhur kryetar i kësaj organizate që tubon mjekët . Dr. Muhamed Asani është një...
Një xhami unike hapi dyert këtë të enjte në segmentin Sarandë-Delvinë. Për momentin nuk ka ndonjë emër. Quhet thjesht xhamia e Bamatatit, vendit ku është ngritur, një lagje/fshat në Delvinë, tre...
Përderisa tensionet ndëretnike vazhdojnë të shtohen, ( në të gjithë hapësirën ballkanike ), përderisa shtypja dhe diskriminimi i shqiptarëve nuk kanë të ndalur, përderisa vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve nuk...
Postimi në facebook ku taksisti zviceran nga qyteti Arbon i Kantonit Thurgau kishte shkruar se refuzonte të transportonte shqiptarë të Kosovës me taksinë e tij, ka bërë bujë të madhe...