Ja në cilat shtete BE-ja e vazhdoi kontrollin kufitar të Shengenit
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit, që edhe së paku gjashtë muaj të vazhdojnë të zbatojnë kontrollet kufitare për t’u përballur me fluksin e refugjatëve. Këshilli i BE-së pranoi propozimin e Komisionit Evropian që edhe gjashtë muaj të vazhdojë kontrolli kufitar për vendet e zonës Shengen, që skadoi sot sipas vendimit të miratuar më parë. Me vendimin kërkohet nga këto vende që të jenë në koordinim dhe kontakt me vendet fqinje me qëllim që kontrollet kufitare të jenë “të nevojshme dhe proporcionale”. Vendet e hapësirës Shengen – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga fundi i vitit 2015 filluan me kontrolle kufitare. Në vitin 2015 në Evropë kanë hyrë mbi një milion refugjatë. Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së në mars të vitit 2016 numri i hyrjeve në bazë ditore është ulur në 80.
Adelina Marku Eshte e pamohueshme , e paevitueshme e padiskutueshme natyrshmeria e rrenies se rrejtingut te BDI-se dhe kjo kurbe do shkoje tatepjete perseri natyrshem me ose pa mbledhje te...
Kushtet jo të njëjta të shkollave në të cilat zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe dhe gjuhën maqedonase, cilësia dhe autorët e librave apo edhe mundësitë për aftësimin e kuadrit mësimdhënës...
Spartak Ngjela Fenomeni i albanizimit real në Ballkanin Perëndimor, tashmë është kthyer në një fakt historik l. Ka filluar dhe po vijon me shpërthim njohja e gjuhës shqipe, kudo në...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës në Paris ka folur për situatën politike në Shqipëri. Ai është pyetur mbi protestën e opozitës për të cilën thotë se është pjesë...
Tre ditë më parë, dy kushërinj u konfliktuan me njëri-tjetrin në Peshkopi, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin e Traumës...
Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në bashkëpunim të koordinuar me Sektorin për hetime kriminale – njësia për tregti të paligjshme me drogë pranë Ministrisë së...
1 Prilli njihet si “Dita e Gënjeshtrave” dhe është një prej ditëve më të përfolura të viti ku njerëzit për të ngritur humorin njëri-tjetrit argëtohen duke sajuar ndonjë gënjeshtër. Edhe...