Me datë 08.12.2019 sipas një plani të hartuar më herët Qendra Rajonale Perëndim , Seksioni për Kriminalitetin Ndërkufitar, shtetasit e huaj dhe Rriatdhetësim-Ohër, në afërsi të fshatit Kazhan para udhekruqit për fshatin Gjavatë, te Manastirit është ndaluar automjet i tipit Opel Vektra me targa RE-6182-AB ngjyre e zezë e drejtuar nga shtetasi M.V(43) dhe si bashkëudhetar T.M(36) të dy nga R.e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të automjetit në pjesën e pasme të automjetit janë gjetur dy canta pëlhure të zeza në të cilat ka pasur 27 kg marihuanë e përgatitur për ta transportuar në Greqi.
Pas dokumentimit të rastit Qendra Rajonale Perëndim do të ngrejë aktakuze penale për kryerjen e veprës penale “prodhim të paligjshëm dhe shitje të lendeve narkotike dhe substancave psikotrope”.
Zëdhenëse e Sektorit për Punë të Brendëshme Ohër
Merlina Islami