Katër persona shtetas të Shqipërisë janë ftuar për bisedë informative në stacionin policor të Strugës lidhur me zjarret e fundit në deponinë e Strugës ashtu sic edhe informoi dje Strugalajm. Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski për Alsat konfirmoi se për momentin po zhvillohen biseda rreth përfshirjes së tyre eventuale në ndezjen e zjarreve. Deponia edhe sot lëshon tym ndërsa banorët në qytet dhe zonat përreth nuk mund të marrin frymë.
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)