Mandati i kryetarëve të komunave vendoset më 10 maj!

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në seancën e ardhshme që do të mbahet të mërkurën më 10 maj do t’i shqyrtojë nismat për heqjen e dy neneve nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe nga Kodi Zgjedhor me çka do të mundësohet që kryetarët e komunave dhe këshilltarët të mbesin në funksionet e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Siç është publikuar në ueb faqen e Gjykatës, në seancën e njëjtë do të vendoset edhe nëse mund të fillojë pagesa e subvencioneve për bujqit. Nisma e cila ka të bëjë me kryetarët e komunave është pika e tretë për seancën që do të mbahet të mërkurën dhe me të kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë dhe i ligjshmërisë së nenit 35, paragrafit 1 dhe të nenit 49 nga Ligji për vetëqeverisje lokale, neni 16, paragrafi 1 dhe neni 16, paragrafi 1 në pjesën “në gjysmën e parë të majit” nga Kodi Zgjedhor.

Deri te gjykata Kushtetuese, nisma për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave dhe të këshilltarëve kanë parashtruar Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Drejtësisë dhe nga Kongresi Botëror Maqedonas. Zgjedhjet lokale duhej të mbahen në gjysmën e parë të majit, por për shkak të asaj që nuk u zgjodh kryetar i Kuvendit, skaduan të gjitha afatet për shpalljen e tyre në afatin e paraparë.

Gjykatësit kushtetues në seancë do ta shqyrtojnë nismën e parashtruar nga Shoqata e Bujqve Agrotikveshija me të cilën kërkohet kontestimi i nenit nga Kodi penal sipas të cilit është ndaluar pagesa e subvencioneve deri në formimin e Qeverisë së re. Një pjesë e agroekspertëve presin që Kushtetuesja ta kontestojë nenin, se bëhet fjalë për pagesa të rregullta të planifikuara në Buxhet.StrugaLajm

Nismëtarët kërkojnë vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 8, paragrafi 1 në pjesën: “edhe zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtim me rezultatet nga zgjedhjet” dhe alinea 1; paragrafi 2 në pjesën: “edhe zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtim me rezultatet nga zgjedhjet” dhe alinea 1; paragrafi 3 në pjesën “edhe zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtim me rezultatet nga zgjedhjet” nga Kodi penal dhe neni 11 , paragrafet 1, 2 dhe 3 në pjesët: “edhe zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtim me rezultatet nga zgjedhjet” nga Ligji për parandalimit të korrupsionit. Ministri i Financave Kiril Minoski pohon se para në Buxhet ka edhe nëse Gjykata Kushtetuese e konteston nenin menjëherë do të fillojnë me pagesën.

In : Aktuale

Loading...
loading...