Dhjetëra mjekë për çdo vit vazhdojnë ta braktisin Maqedoninë, në kërkim të kushteve më të mira për punë dhe për rroga më larta jashtë vendit. Ky eksod i mjekëve dhe i punonjësve të shëndetësisë tashmë po ndjehet në shumë pjesë të vendit – rajone të tëra janë pa mjekë, ndërsa ambulancat e mëparshme janë hapekrah të zbrazëta. Gjendja është kritike sidomos tek gjinekologët – prej kësaj vere, thuajse tërë rrethina e Shkupit është pa gjinekolog amë, për shkak se asnjë mjek i ri nuk pranon të punojë në shëndetësinë primare, shkruan SCOOP.
Për më shumë ndiqeni videon: