Një qytetar i Manastirit ka marrë lëndime të rënda trupore duke kryer punë ndërtimore në një objekt fetar në shkollën “Klimenti i Ohrit” në Ohër. Pesëdhjetë e njëvjeçari D.K. është transportuar me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në spitalin “Shën Erazmo” ku i është dhënë ndihma mjekësore. Aksidenti ndodhi dje në orën 14:30 minuta, ndërsa ekspertiza në vendin e ngjarjes u krye nga ekipi ekspert i SPB-së të Ohrit.
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)