Qeveria nuk ka ofruar 10 përqind rritje për mësimdhënësit
Nuk është e vërtetë që qeveria ka ofruar rritje për 10 përqind të rrogës në arsim. Në fakt, drejtuesit e qeverisë, por edhe subjektet politike në përbërje të saj manipulojnë me opinionin kur deklarojnë se është ofruarr rritje për 10 përqind të rrogës për mësimdhënësit dhe se SASHK nuk e ka pranuar këtë rritje.
E vërteta është krejt ndryshe nga sa thuhet, sepse përfaqësuesit e qeverisë në takim me SASHK-un fillimisht në mënyrë kategorike kanë kundërshtuar të gjitha kërkesat e parashtruara nga SASHK, dhe më pas pasi kanë hasur në vendosmërinë e përfaqësuesve të organizatës sindikale të arsimit, shkencës dhe kulturës, vetëm gojarisht kanë thënë se mund të ketë një rritje, por kjo rritje sipas tyre do të vinte vetëm pasi të jetë miratuar rebalansi i buxhetit në maj ose në qershor.
Kryetar i Këshillit Rajonal (Strugë – Dibër) të SASHK-ut
Nebi Arifi