Nebiu e quan të domosdoshme koalicionimin e opozitës shqiptare me VMRO-në

Analisti politik dhe aktivisti Besim Nebiu për Nistori duke komentuar paralajmërimin për koalicionim të opozitës shqiptare ASH-AAA me VMRO-DPMNE-në, ka thënë se në kushte kur BDI dhe LSDM janë në koalicion, koalicionimi me VMRO duket se është çështje e domosdoshmërisë politike dhe e pragmatizmit me numra.

Sipas tij në vendbanimet urbane me shumicë shqiptare, fituesin e determinojnë votuesit jo-shqiptarë, “Natyrisht, VMRO tradicioanalisht kultivon retorikë dhe ndjenja antishqiptare te trupi i vetë votues, por në këtë rast, duke qenë se i duhet edhe asaj vota shqiptare për të pas gjasa për fitore në Shkup, Kumanovë dhe komuna tjera- duket se do të duhet ta “ul topin” dhe mos nxit ndjenja antishqiptare, ashtu siç tradicionalisht vepron. Fundja, politika e polarizimit ndaj shqiptarëve i ka kushtuar pesë vite në opozitë, prandaj duket se ka një reflektim më të mirë në këtë drejtim”, deklaron Nebiu.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...