Pagat më të ulëta në Ballkani i jep Maqedonia!

Shtetet skandinave janë të parat në Bashkimin Evropian për kah lartësia e pagës, ndërsa pagat më të ulëta mes vendeve të Ballkani Perëndimor vazhdojnë t’i marrin qytetarët e Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA. Nga ana tjetër, pagat më të larta në Ballkanin Perëndimor i marrin qytetarët e Sllovenisë. Qytetarët e Danimarkës me 3095 euro, të Luksemburgut me 3009 euro, dhe Finlandës me 2509 euro renditet ndër të parët në Evropë lidhur me pagën mesatare.

Nga ana tjetër, qytetarët në Maqedoni për një muaj në mesatare fitojnë 22. 912 denarë apo 372 euro që është për gati tre herë më pak se qytetarët e Sllovenisë që fitojnë 1074 euro në muaj. Më shumë se ne fitojnë edhe të punësuarit në Kroaci me 792 euro, në Mal të Zi me 505 euro, Bosnje e Hercegovinë me 430 euro dhe në Serbi me 414 euro.

Qytetarët e Kosovës për punën që bëjnë paguhen mesatarisht 400 dhe 500 euro. Kjo, sipas raportit që ka nxjerrë Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), për anketën e fuqisë së punëtore. “Shumica e pagave mujore neto ishin midis 400 euro dhe 500 euro, në mesin e atyre që u përgjigjën”, thuhet në raportin e ASK-së. Sipas të dhënave, paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është mbi 420 euro në muaj, ndërsa sipas të dhënave të organizatave ekonomike në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro. Nga ana tjetër, paga mesatare për muajin maj në Shqipëri kapi shifrën prej afër 427 euro, duke marrë parasysh edhe pagën minimale prej 24 mijë lekë apo afër 200 euro. Sipas Instat apo statistikave zyrtare në Shqipëri paga mesatare e një të punësuari në sektorin shtetëror në muajin prill ishte 60 e mijë e 500 lekë apo afër 500 euro. Në ndërkohë, Paga më e lartë në Evropë, ndër shtetet që nuk janë anëtare të BE-së është në Lihtenshtajn, ku sipas raporteve për vitin 2017, paga mesatare neto arriti në 5425 euro. Pastaj vjen Monako me 5225 euro, Zvicra me 4760 euro, Norvegjia me 3493 euro. Pagat më të ulëta janë në vendet e Evropës Lindore. Në Ukrainë, paga mesatare është vetëm 157 euro. Edhe ndër shtetet e Bashkimit Evropian, nuk dallohen të gjitha ekonomitë me paga të larta. Për shembull, në Bullgari, paga mesatare është rreth 406 euro dhe megjithatë është rritur për 18 për qind, ndërsa në Rumani është 515 euro dhe është rritur për 23 për qind në periudhën e kaluar trevjeçare apo 2014-2017. Nga ana tjetër, paga mesatare neto në Bashkimin Evropian në vitin 2017 është 1520 euro dhe në nga viti 2014 në vitin 2017 është rritur për vetëm 2 për qind. Qytetarët e Ballkanit, në kërkim të një jete më të mirë, ikin më së shumti në Gjermani, ku paga mesatare është 2270 euro. Paga mesatare në Austri është 2009 euro, në Itali 1762 euro, në Holandë 2263 euro, në Belgjikë 2091 euro e kështu me radhë. Në fund, vlen të theksohet se nga ekonomitë e tjera të zhvilluara jashtë Evropës, amerikanët marrin nga 37,524 euro në vit, pasi t’i paguajnë 31.6 për qind në formë tatimesh. Gjithsesi, përkundër shkallës relativisht të lartë të tatimeve, jo të gjithë amerikanët kanë sigurim shëndetësor. Paga mesatare, pas pagesës së tatimeve, në Kanada është 26,644.50 euro, ndërsa shkalla e borxheve ndaj shtetit që paguajnë banorët e këtij vendi është 31 për qind. Të ardhurat mesatare vjetore, pas kthimit të tatimeve, në Australi janë 28,661 dhe vendi ka një shkallë taksash prej 27.7 për qind. (koha.mk)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...