Revista Gjermane ja çka shkruan për shqiptarët në Maqedoni

Thënia se Ballkani është “Fuçi Baruti” kohëve të fundit ka marrë përsëri konjukturë.
Perëndimi, i cili ka përjetuar mjaft pak nga rajoni që nga shpërthimi i luftës në Jugosllavi në
vitet 90-të, ka filluar të ndërmjetësojë sërish te “zona më konfliktuale” e kontinentit
evropian. Banorët e shteteve pasardhëse të Jugosllavisë janë të pakënaqur me shtetet e
tyre, ku kryesisht problemet lidhen me gjendjen ekonomike, sigurimin shëndetësor dhe
arsimimit, shkruan fillimisht gazetari i medias së njohur zvicerane “NZZ”, Andreas Ernst për
revistën gjermane BPB.

Kudo vërehet një ndjenjë distance dhe tëhuajsimi kundrejt klasës politike. Frustrimi ka çuar
deri te rastet e shumta të kthimit apatik te privatja, te të rinjtë e mirë arsimuar ku shpesh
përfundojnë me emigrim dhe vetëm rrallë ndodh dhe shpesh për një kohë të shkurtër, që
ata të mobilizohen politikisht. Sipas Ernst, Lëvizja Plenum në Bosnjë dështoi pas një dalje
të shkurtër publike në 2014, protesta qytetare serbe “Ne davimo Beograd” është thuajse
më e zhdukur për publikun si dhe protesta qytetare kundër regjimit në Maqedoni u thye
derisa në fillim 2017 erdhi goditja nga SHBA. E vetmja që ia ka dalë nga këto lëvizje të
rinjve të arsimuarish mirë është lëvizja nacionaliste e majtë Vetëvendosja në Kosovë,
spektri politik i së cilës ka gjasa reale për marrjen e pushtetit.

Ngjashmëria dhe ndarja në tre kategori e shteteve postjugosllave
Ngjashmëritë mes shteteve është shoqëria konservatore, rol i rëndësishëm i familjes,
hapësirë e gjerë e ushtrimit të religjionit në publik ose edhe sistemi politik klientelist. Por
këto nuk janë të shpërndara njëlloj në rajon dhe ata gjenden edhe në shtete si Itali, Poloni
ose Hungari.

Nëse do i ndanim në kategori shtetet post-jugosllave sipas sistemit politik dhe
konstruksionit të tyre të brendshëm atëherë do kishim tre të tilla: E para, shtetet stabile
demokrate Serbia dhe Mali i Zi, e dyta shtetet e “papërfunduara” dhe me deficitet
legjitimiteti Bosnja, Kosova dhe Maqedonia si dhe, e treta, Kroacia dhe Sllovenia, të shtrira
në periferinë e BE dhe që me fqinjët jugorë i lidh tradita dhe konflikti.

Përndryshe Bosnja, Kosova dhe Maqedonia janë në atë kategori për shkak se Kushtetuta e
tyre është definuar fuqishëm nga jashtë: Bosnja me Marrëveshjen e Daytonit 1995,
Maqedonia me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit 2001 dhe Kosova me Planin Ahtisaari të
2007.

Shqiptarët nuk janë integruar në Maqedoni
Raporti mes maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni është emocionuese. Shumë
shqiptarë e vlerësojnë legjitimitetin e Maqedonisë në bazë sesa ajo është e gatshme ti
integrojë në BE. Me atë që mund të quhet “Albanosferë” kufijtë e Maqedonisë me Kosovën
dhe Shqipërinë janë relativizuar dhe kjo “Besnikëri e Shikimit” ka ngjallë keqkuptime te
shumica maqedonase. Sipas Ernst që e ka shkruar tekstin për “bpb.de”, vetëdija kombëtare
shqiptare në Maqedoni është rritur ndjeshëm që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës
2008. Pasiguria maqedonase ka një arsye: identiteti i tyre i kontestuar nga nacionalistët
bullgarë e serbë dhe kontestimi i emrit Kushtetues nga Greqia.

Pas Marrëveshjes së Ohrit është rritur ndjeshëm punësimi i shqiptarëve në administratë,
por jo edhe integrimi. Përkundrazi, janë krijuar dy sfera politike – një maqedonase dhe një
shqiptare – ku edhe shoqëria civile është gjithashtu e ndarë etnikisht.

Kosova është shpallur e pavarur përmes ndihmës amerikane. E banuar me 90 përqind
shqiptarë dhe 5 përqind serbë, këta të fundit kanë dhjetë ulësë të garantuara në parlament
dhe përkundër që janë të lidhur ngushtë me Beogradin dhe nuk njohin pavarësinë e
Kosovës, ata angazhon pragmatisht në jetën politike. Krijimi i asociacionit të komunave
serbe njihet nga kritikët si “Kali i Trojës” shpesh edhe si “Shtet brenda Shtetit”. Anasjelltas,
veriu i banuar me serbë është vetëm në gjysmë rrugë të integrimit institucional në Kosovë.StrugaLajm

Rreziku i destabilizimit falë interesave të Fuqive të mëdha
Përkundër gjithë kësaj ka një rrezik destabilizimi të rajonit ballkanik dhe kjo më shumë se
vetë rajoni vjen nga Fuqitë e Mëdha. Dhe këtu janë gjithmonë aktorët e vjetër/rinj për të
luajtur great game rreth Ballkanit.

Rusia pa sukses kërkoi mos integrimin e Malit të Zi në NATO, në rajonet serbishtfolëse dhe
gjithashtu në deep state të shërbimit sekret serb Kremlini ka simpati të madhe. Qeveria
turke e eksporton konfliktin mes Erdoganit dhe Gylenit drejt Bosnjës, Maqedonisë, Kosovës
dhe Shqipërisë; duke u kërkuar këtyre shteteve mbylljen e menjëhershme të shkollave të
Gylenit. Por simpatizantë dhe pjesëtarë të rrjeteve religjioze janë pjesë të elitave lokale.

Deri tani problemet legjitime të Bosnjës, Maqedonisë dhe Kosovës janë kompensuar me
idenë e perspektivës europiane dhe kështu ruhej mirëqenia dhe sigurimi. Thyhen këta
shpresa, atëherë në rajon do vijnë projekte tjera alternative dhe përsëri atraktive:
“Shqipëria e madhe” ose “Serbia e madhe”.

Por pavarësisht se ka rënë ndikimi i BE, gjithmonë ka një kartë në dorë. Kriza e saj është
një shansë për Ballkanin perëndimor. Kjo mund të ndodhë me unionin e klasës së dytë, për
të treguar se BE e ka në vëzhgim akoma rajonin. Shtetet post-jugosllave do mbeten të
lidhura në të ardhmen – përmes konfliktit ose bashkëpunimit./Bota sot

Read more: http://www.tetova1.com/2017/10/07/revista-gjermane-ja-cka-shkruan-per-shqiptaret-ne-maqedoni/#ixzz4uoqWMr00

In : Aktuale

Loading...
loading...