Nënkryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare që udhëheq me xhaminë, Mursel Ibraimov (Ibraimi) ka thënë se sherri ka ndodhur pasi që kryesia e kishte pushuar nga puna imamin e xhamisë.
Të dielën që shkoi, në një xhami që frekuentohet dhe drejtohet nga shqiptarët, në Gebenstorf të Kantonit Aargau ka ndodhur një rrahje masive në mes të besimtarëve.
Nënkryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare që udhëheq me xhaminë, Mursel Ibraimov (Ibraimi) ka thënë për mediet zvicerane se sherri ka ndodhur pasi që kryesia e kishte pushuar nga puna imamin e xhamisë, transmeton albinfo.ch. “Pas fjalimit përshëndetës të imamit, u ngritën përkrahësit e tij dhe na sulmuan fizikisht”, thotë Ibraimi.
Sipas tij, imami i cili ka qenë prej tetë vitesh në këtë xhami, kohëve prej kohësh kishte rënë në sy për përçarjen që po e nxiste. Pastaj kryesia ka kuptuar se ai gjatë verës në Maqedoni ishte takuar me imamë radikalë. Kjo ka qenë arsyeja për vendimin që kryesia e mori për ta suspenduar hoxhën.
Por, 8 mbështetës të tij e kishin filluar sherrin që u përshkallëzua në rrahje masive të dielën, ditën që imami po përshëndetej nga besimtarët. Dy nga personat e sulmuar u desh të shkonin në spital për kontrollim.
albinfo.ch merr vesh se imami në fjalë është B.I. nga Gjilani
Këshilli i Komunës Gebenstorf në një letër i ka tërhequr vërejtjen Bashkësisë Islamike Shqiptare se komuna nuk do të tolerojë eksese të tilla. Kjo mënyrë e qasjes në tejkalimin e konfliktit ngjall frikë dhe shqetësim te qytetarët.
“Në veçanti në dritën e zhvillimeve të ndryshme shqetësuese në Evropë, ekseset si ky nuk i kontribuojnë atmosferës së mirë në mesin e popullatës së fshatit. Këshilli Komunal po ashtu ka theksuar se në rast përsëritjeje të zhvillimeve sikur ky, do të shqyrtojë edhe marrjen e masave ligjore.
Kryesia e xhamisë ndërkaq u ka ndaluar hyrjen në xhami tetë p