Strugania Xhevrije Tule do performojë në ciklin “Podiumi i të Rinjve” në Filharmonin e Shkupit

Xhevrije Tule në piano dhe Simeon Goshev në violinë do të performojnë në ciklin “Podiumi i të Rinjve” në Filharmoni më 24 tetor, ora 20:00. Koncerti në Sallën e Kamertale do të përfshijë vepra të Beethoven-it, Liszt-it, Paganinit dhe Zografskit, ndërsa pianistja Vesna Angelova-Hristov do të shoqërojë në piano.

Tule, një talente e re nga Struga, ka fituar çmime ndërkombëtare dhe kombëtare për piano dhe ka performuar me Filarmoninë e Maqedonisë. Goshev, violinisti nga një familje muzikantësh, ka fituar çmime të shumta dhe luan në Filarmoninë e Sllovenisë dhe në ansamble të tjera të njohura.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...