Një 15 vjeçar ka vrarë nga pakujdesia vëllanë e tij vetëm 12 vjeç. Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Petoq në Fan të Mirditës
Permes një njoftimi për median policia e Lezhes informon se pasditen e 15 nëntorit dy vëllezërit e mitur kanë qenë bashkë duke ruajtur bagëtitë në mal.
“Dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri automatik, 15 vjeçari E.T. nga pakujdesia dyshohet se ka vrarë vëllain e tij 12 vjeç D.T.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 18:00, në fshatin Petoq në Fan – Mirditë
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore.
Arma e zjarrit automatik si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Babai i djemve, shtetasi E.T., si dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Ora News.tv/