Tirana u trondit ditën e shtunë nga një krim makabër, i ndodhur në fshati Bastar i Mesëm, në Tiranë.
Arben Gjeçi, 34-vjeç, gjeti vdekjen pasi u godit me mjete të forta në kokë nga Esat Cani dhe Dëfrim Kurti.
Dyshohet se shkak është bërë një lidhje jashtë martesore që viktima, baba i dy fëmijëve, kishte me motrën e Canit dhe bashkëshorten e Kurtit, 20-vjeçaren Elida Cani.
Pasi Dërimi i ka rrëfyer të vëllait të bashkëshortes dyshimin se ajo e tradhtonte, të dy e kanë ndjekur 20 vjeçaren e më pas e kanë gjetur në një kasolle pranë shtëpisë së viktimës, e më pas e kanë goditur me mjete të forta në kokë.
Ndërkohë pas krimit policia ka vënë në pranga të tre emrat e sipërpërmendur, ku mbi Esat Canin rëndon akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa për dy bashkëshortët, fshehje e krimit./Panorama