Roj 15 vjeçar dhe Velanija Pejçinovska 13 vjeçare janë dy fëmijët maqedonas që janë vrarë pardje në ora 11 paradite. Bashkë me ta është vrarë edhe nën e tyre, Krasimir Pejçinovska. Kjo vrasje ka tronditur Kanadanë, kurse autor i krimit dyshohet se është 29 vjeçari Roj Fen, partner i Krasimirës, nënës së fëmijëve të vrarë. Ajo me kombësi ka qenë bullgare, kurse dy fëmijët i ka pasur nga martesa me një shtetas maqedonas në Kanada, transmeton Gazeta Lajm.
Policia supozon se shkak për vrasjen e trefishët që ka ndodhur në Ontario është hakmarrja e partnerit për shkak të qëllimit të Krasimirës që të ndahet prej tij.
Krasimira ka pasur edhe një vajzë, e cila në momentin e tragjedisë ka qenë duke bë orë për vozitje.