Me iniciativën e dy qytetarëve Fikri Ismailit dhe Xhevair Asanit ka filluar projekti për rregullimin e varrezave të reja të Zagraçanit dhe Shumit . Personat e lartëpërmendur me vetfinancim e kanë nisur këtë projekt duke ndarë secili nga 3 000 euro, por më pas, iniciativës së tyre u janë bashkangjitur edhe banorët e Zagraçanit, Shumit por edhe më gjërë nga Struga dhe rrethina duke dhënë të holla apo edhe mjete materiale.
Te varrezat do të bëhen 6 rrugica, do të bëhet drenazha dhe do të rregullohet ndriçimi. Rrugicat do të bëhen të gjitha me pllaka betoni. Për momentin ka mbaruar faza e parë e punimeve.(Strugalajm.com)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/02/51642168_2154317484631058_9112816542113857536_n-640x480.jpg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/02/51387323_2154317404631066_3824256257796079616_n-640x480.jpg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/02/51652236_2154317274631079_7884097583516221440_n-1-640x480.jpg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/02/51652236_2154317274631079_7884097583516221440_n-640x480.jpg)