Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela konsideron se partia e tij është parti e vërtetë opozitare, përfaqësuesi i së cilës duhej të merrte pjesë në takimet e liderëve dhe të ketë anëtar të sajin në KSHZ, e jo krahu i BESË-s i Bilall Kasamit.
Sela sot në konferencë për shtyp në Kuvendin e RM-së paralajmëroi se Aleanca për shqiptarët gjatë hapjes së Kushtetutës do të ketë amendamente të veta.
Ata, siç tha Sela do të jenë pjesë e preambulës së Kushtetutës dhe do të kenë të bëjnë me shtetformimin e popujve dhe me gjuhën zyrtare në vend.